Kumanovë, bomba shpërthen në tarracën e një shtëpie

Nga MPB-ja njoftojnë se 26-vjeçari, M.C, nga Kumanova në orët e mëngjesit ka lajmëruar policinë dhe ka njoftuar se derisa ishte në gjumë ka dëgjuar detonim në ballkonin e katit të parë, ku i janë thyer dritaret dhe është dëmtuar muri.

Marketing

Nga MPB-ja njoftojnë se nuk ka të lënduar ndërsa në vendngjarje ekipet e SPB-së në Kumanovë kanë dalur menjëherë dhe nga vendi janë marrë fragmente nga bomba për hetime të mëtejme.

Lidhur me këtë rast MPB-ja njofton se po ndërmerren të gjitha masat për zbardhjen e plotë të rastit.

Marketing