Agjencia për nxitje të zhvillimit të bujqësisë, departamenti për rajonin verilindorë me seli në Kumanovë, ka shpallur disa thirrje për ndihmë e mbështetje financiare për buqjit, mjete këto të siguruara nga Programi për zhvillim rural.
Ndërkaq sa i përket afatit të paraqitjeve, Xhabir Ramadani nga Agjencia për nxitje të zhvillimit të bujqësisë në Kumanovë, thotë se të interesuarit mund të aplikojnë deri më 20 Maj.
“Thirrjet publike kanë të bëjnë me paisjen e bujqëve me traktor, pastaj paisje me sillos apo objekte për ruajtjen e ushqimit të kafshëve, një nga grantet është për grua fermere që financohet 6.000 euro 100%. Aktualisht rrjedhë thirrja publike për pagesën e fidaneve të cilat janë mbledhur përgjatë tërë vitit paraprak e deri në fund të muajit Mars”, – u shpreh Xhabir Ramadani nga Agjencia për nxitje të zhvillimit të bujqësisë.
Xhabir Ramadani, gjithashtu na njoftoi se kush nga bujqit apo fermerët ka të drejtë aplikimi për përfitimin e këtyre granteve.
“Kanë të drejtë të gjithë bujqit të cilët janë të regjistruar në regjistrin e ministrisë së bujqësisë, ndërsa përqindja e financimit varet nga mosha, gjinia e aplikuesit, pozita e vendit qoftë nga zona kufitare apo fshatra 700m lartësi mbidetare që arrijnë nga 50% deri 70% financim nga buxheti i shtetit. Interesimi më i madh është nga bujqit të cilët merren me prodhimtari të kulturave drithërore e industriale të cilat më së shumti aplikojnë për traktor”, tha mes tjerash Ramadani.
Nga kjo Agjenci, na informuan se më së shumti aplikues për përfitimin e këtyre granteve ka nga bujqit e fshatrave të Komunës së Kumanovës, por vërehet interesim edhe nga bujqit fshatrave të Komunave të Likovës dhe Nagoiriçit të Vjetër