Kumanovë, gjenden disa thasë të mbushur me qenë të ngordhur

Anëtarët e organizatës për mbrojte të kafshëve “Anima Mundi”, sot në policinë e Kumanovës kanë paraqitur se në lokacionin e ish-kazermave në lagjen “Karposh” gjenden disa thasë me qenë të ngordhur.

Marketing

Nga MPB e Kumanovës kanë informuar se ekipet e tyre janë dërguar në teren dhe se ende po vazhdon hetimi i rastit.

Nga Sektori për inspektim dhe mbikëqyrje në Komunën e Kumanovës thonë se e kanë vizituar vendin dhe se janë gjetur gjashtë qenë të vdekur.

Për rastin janë informuar edhe Agjitacioni i ushqimit dhe veterinarisë, ka deklaruar Gordan Tanevski nga Sketori për mbikëqyrje dhe inspektim.
Nga sektori i inspektimit të Komunës.

Marketing