Kumanovë, gjendet marihuanë në një sallon për mobilie

Kundër një personi 33-vjeçar nga Kumanova I.B., SPB Kumanovë ka ngritur kallëzim penal për shkak të ekzistimit të dyshimit bazik për kryerje të veprës penale “prodhim i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotropike dhe prekursorëve”.

Marketing

Siç informoi MPB-ja, më 23 korrik të këtij viti në një sallon mobiljesh në rrugën “Karl Marks” në Kumanovë, në pronësi të dhëndrit të të denoncuarit, policia ka kryer bastisje në hapësirën e depos ku ata kanë gjetur dhe marrë 831,2 gramë marihuanë dhe peshore digjitale.

Marketing