Kumanovë: Ja sa përqind e qytetarëve kanë dalë për të shfrytëzuar të drejtën e tyre të votës

Në Qytetin e Kumanovës pjesëmarrja e qytetarëve për votim ka filluar të shtohet për dallim nga ora 08:00 ku ka pasur dalje më te vogël në këtë qytet.

Marketing

Në skollën fillore “Naim Frashëri” ka 12 vendvotime dhe ka mbi 5000 votues që do të thotë që fluksi është i shtuar gjatë gjithë kohës, mirëpo krahas kësaj nuk ka rradhë të gjata të pritjes përkundër disa problemeve qteknike që u hasën në orët e hershmë të mëngjesit. Të drejt vote në këtë qytet kanë 93.986 qytetarë.

Deri në orën 09:00 në këtë qytet dalja e qytetarëve për të votuar është 5 përqind.