Shërbimi psikologjik pranë Spitalit të përgjithshëm në Kumanovë ka filluar fushatën për mbështetje psikologjike falas për të prekurit nga virusi Covid 19 si dhe për ata që tashmë janë shëruar nga ky virus.
Kovid Infeksionet e rënda por edhe izolimi munden të shkaktojnë pasoja të rënda psiko emocionale si dhe depression e pagjumësi, theksojnë nga shërbimi psikologjik në spitalin e Kumanovës.
“Faktet flasin se pikërisht sulmet panike anksiozitet duke përfshirë edhe frikën dhe mos sigurinë për jetën dhe ardhmërinë . Shpesh ankohen për frymëmarrje të rëndë dhe rrahje të shpejtuar të zemrës dhe simptoma të tjera. Andaj e rëndësishme është që miq e familiar ti kontaktojnë të sëmurët , të bisedojnë duke I shfrytëzuar rrjetet sociale , thirrjet telefonike e të tjera. Por mbi të gjitha do tu kasha apeluar pacientëve që të informohen nga burime relevante të informacioneve kryesisht nga Ministria e shëndetësisë dhe të mos bien pre e informacioneve të rrejshme“, deklaroi Mr. Biljana Ivanovska.
Edhe qytetarët e Kumanovës pranojnë se janë të friksuar nga virusi Korona dhe nga pasojat e pandemisë.
“Natyrisht se çdo njeri është I frikësuar nga pandemia , sepse ja kaloi më shumë se një vit dhe gjendja assesi nuk po qetësohet. Në Kumanovë shifrat janë shumë të larta . Shumë njerëz që I kam njohur , për fat të keq më nuk janë në mesin tonë” deklaroi një qytetar.
Nga ky shërbim spitalor thonë se qytetarëve të prekur u rekomandohet edhe përcjellje e rrjeteve sociale, por edhe marrja e informacioneve nga burime të besueshme mjeksore.