Kumanovë, përkujtohet masakra e Sopotit

Me moton “Ata janë të gjallë” në Kompleksin memorial në fshatin Sopot të Kumanovës janë bërë homazhe për nder të martirëve të rënë gjatë masakrës së kryer më 4 Nëntorin e vitit 1944 ndaj populatës së pa mbrojtur të këtij fshati.

Marketing

Gjatë kësaj masakre janë ekzekutuar 64 banorë të Sopotit të moshave të ndryshme.

“Sopotasit, e vetmja arsye që u flijuan është se vunë një murë të gjallë me qëllimin që ishte premtuar që mos të largohen nga vendëlindja, nga atdheu i tyre. Masakra gjatë 4 nëntorit 1944 është kryer nga komunistët serb të cilët e kanë organizuar dhe realizuar në një fshat tjetë këtu fqinjë që është fshati Sushevë, viktimat ishin 64 në numër, prej fëmiut 7 vjeçar deri tek i moshuari 84 vjeç. Kështuqë pas vitit 2008 na u dha mundësia që të gjejmë varrin masiv të tanëve të cilët ishin masakruar në Sushevë dhe me 4 nëntor e bëmë rivarrimin dhe e vendosëm lapidarian të cilin e kemi pranë”, – tha mes tjerash Ylber Limani historian dhe familjar i martirëve të Sopotit.

Ndryshe masakra e Sopotit llogaritet si një ndër masakrat më çnjerëzore të kryer  ndaj populates së pafajshme dhe të pambrojtur shqiptare në këto anë.