Procesi i imunizimit masiv me vaksinat anti Kovid, në rajonin e Kumanovës po zhvillohet pa pengesa. Pas rritjes së numrit të të infektuarve me Covid 19 vetëm gjatë dy javëve të fundit dhe pas masave të paralajmëruara nga autoritetet shëndetësore, në Kumanovë ka filluar të rritet interesimi i qytetarëve për tu vaksinuar. Deri më tani mbi 37.000 qytetarë kanë pranuar dozën e parë të vaksinës, kurse afro 31.000 janë vaksinuar me të dyja dozat.
“Që nga mëngjesi e deri në mesditë kemi arritur të aplikojmë mbi 500 doza, rregullisht gjatë tërë ditës ky numër arrin në 1.000, edhe atë vaksinat “Pfizer”, “Astra Zeneca” dhe “Sinovac”. Në kuadër të këtij procesi funksionojmë edhe me shërbimin vizita në shtëpi që nënkupton vaksinimin e personave të palëvizshëm. Gjatë javës së kaluar mbaruam së vaksinuari në Shtëpinë e Pleqve “Zafir Sajto” në Kumanovë si dhe në Shtëpinë Korrektuese Ndëshkuese në K’shanje.”, tha për TVM2, Valdrin Miftari , koordinator i pikës së vaksinimit Kumanov.
“Vaksinimi i qytetarëve po rrjedh pa pengesa, me orar të caktuar edhe atë nga dita e Hënë deri ditën e Shtunë nga ora 8:00 deri në ora 15:00, shihet qartë snga nga java e kaluar vërehet rritje e dukshme e qytetarëve të cilët kanë shprehur interesim për tu vaksinuar, këtu bëhet fjalë për qytetarë të të gjitha grupmoshave që kanë të drejtë për tu vaksinuar, vlenë të thuhet se për personat mbi 60 vjeç aplikojmë vaksinën “Astra Zeneca”, ndërkaq deri në 60 vjeç “Sinovac” ose “Pfizer”, ju mbetet atyre të vendosin se cilën duan.”, tha Dragana Tasevska, mjeke në ISHP “shtëpia e shëndetit” Kumanovë.
Ndryshe vetëm gjatë javës që lam pas në rajonin e Kumanovës janë evidentuar mbi 260 raste aktive me Covid 19.(TVM)