Kumbar i koalicionit ASH – VMRO është Arben Taravari

Veprimet e koordinuara midis VMRO-DPMNE dhe ASH po marrin formë duke bërë fushatën e zgjedhjeve të 17 tetorit shumë të ashpër pas një heshtjeje të gjatë. Por duket se këtu ka dy protagonistë kryesorë që nuk janë në pozicione të njëjta sepse njëri është kreu i partisë ndërsa tjetri sekretar partie dhe kandidat për një mandat tjetër në Komunë shkruan Tetovasot.

Marketing

Arben Taravari nga gjithë këto zhvillime duket se është kumbar i koalicionit ASH-VMRO, madje ai ka marrë shumë kompetenca brenda partisë së tij duke nxjerrë në shumë momente jashtë loje vetë liderin Ziadin Sela.

E thjeshtë për ta kuptuar për shkak se sot më nuk ka kontradikta mes një koalicioni jo natyral opozitar por kemi deklarata kaq të afërta mes tyre dhe kjo e dëshmon një koalicion të ndërtuar nga individë më shumë se sa diçka tjetër.

Arben Taravari është në pozicione më të forta brenda partisë për shumë arsye dhe aq më tepër se ai në rast të një disfate në zgjedhje nuk i cënohet pozicioni i tij dhe as dorëheqja dhe përgjegjësia sic mund të rëndojë mbi liderin e partisë së tij dhe po aq edhe liderin e VMRO-DPMNE-së.Ai pa hyrë më në detaje që po bëhen pas kuintave ai po ia merr terrenin politik vetë Selës dhe po aq e merr në qafë atë dhe vetë Aleancën për Shqiptarët.

E përmbyllur në një gjë të vetme ka të ngjarë që gjithë këto veprime ai po i bën për të shpëtuar karierën e tij politike dhe fundosur karierën e vetë liderit ose më saktë gjithë karierën e Selës e ndërtuar nga incidenti shumë i rëndë i 27 Prillit.

Në këtë koordinim perfekt duket se në horizont është një marrëveshje pra VMRO merr kryetarin e Këshillit dhe Sekretarin e Komunës në Gostivar por në shpëtim të humbjes së vetë Taravarit për të cilin Gostivari i shpëton karrierën politike në fillim dhe më pas mund të ketë “apetite” tjera pas zgjedhjeve që synojnë vetë kreun e partisë./Tetovasot/

Marketing