Kumucakos: Deklaratat e Dimitrovit e konfirmojnë dëmin e Marrëveshjes së Prespës

Deklaratat e Nikolla Dimitrovit e konfirmojnë kritikën e Demokracisë së Re për Marrëveshjen e dëmshme të Prespës, thotë Jorgos Kumucakos në reagim për qëndrimet e nxjerra të shefit të diplomacisë së Maqedonisë para anëtarëve të Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian (AFET).

Marketing

Siç lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina, përgjegjësi për politikë të jashtme në partinë më të madhe opozitare greke edhe njëherë e përsërit qëndrimin e Demokracisë së Re në lidhje me zgjidhjen mes Maqedonisë dhe Greqisë.

“Deklaratat e Dimitrovit në Parlamentin Evropian, për fat të keq vijnë për ta konfirmuar kritikën e Demokracisë së Re për Marrëveshjen e dëmshme të Prespës. Kombinimi i emrit “Maqedonia Veriore”, “gjuha maqedonase” dhe “kombësia maqedonase” është ideale për zhvillimin e nacionalizmit dhe irredentizmit të Shkupit”, thotë Kumucakos në deklaratën e tij me shkrim.

Marketing