Nëse Marrëveshja e Prespës nuk arrin në Kuvendin e Greqisë, në përbërjen e kësaj Qeverie, atëherë hapet rrugë për bisedime të reja, thotë Jorgos Kumucakos, përgjegjës për politik të jashtme në partinë opozitare greke Demokracia e re.
Në intervistë për gazetën greke “Real njus”, Kumucakos potencoi se kryetari i partisë Micotakis ka qëndrim të qartë – Demokracia e re nuk do të votoj për marrëveshjen, “as tani e as ma vonë, nëse Cipras nuk e ka sjellë në kuvendin e tanishëm”, raportoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Në lidhje me deklaratat e kryeministrit Zaev që shkaktuan reagime të shumta në Greqi, përgjegjësi për politikën e jashtme në Demokracinë e re, thotë se në Marrëveshje shkruan qartë se gjuhë zyrtare e palës tjetër do të jetë gjuha maqedonase.
“Nën presionin e opozitës në Shkup, z.Zaev qartë i tha këto gjëra në të cilat beson. Këto gjëra që me shkrim dhe qartë janë përmendur në Marrëveshjen e Prespës në nenin 1.3 “gjuhë zyrtare e palës tjetër do të jetë gjuha maqedonase”. Gjegjësisht në një marrëveshje ndërshtetërore, Greqia, u angazhua të pranojë ekzistimin e gjuhës dhe kombësisë maqedonase. Për këtë gjë ranë dakord Cipras, Koxias dhe Kamenos. Për të parafrazuar fjalët e kryeministrit, Zaev thjeshtë “jeton” në tekstin e Marrëveshjes së Prespës”, thotë Kumucakos në intervistën për gazetën greke, përcjell MIA.