Kundër karantinës, nisin protestat në Australi

Mijëra qytetarë australianë protestuan këtë të shtunë në disa qytete kryesore te vendit kundër karantinës totale që është vendosur në shumë zona për shkak të rritje së ndjeshme të numrit të infektimeve me Covid-19.

Marketing

Protesta më e madhe u zhvillua në Sidnei, ndërsa tubime më të vogla u mbajtën në Melburn dhe Brisbane.

Me thirrjet “Hidhni maskën, ngrini zërin” dhe “Ëake Up Australia” protestuesit kundërshtuan ashpërsimin e masave anti-Covid ndërsa marshuan në qendrën e Sidneit. Ata bllokuan rrugët dhe u mblodhën para bashkisë së qytetit.

Nuk munguan as përplasjet me policinë, ndërsa protestuesit hodhën edhe shishe me bojë drejt forcave të rendit.

Policia bëri të ditur se kishte arrestuar 53 protestues, ndërsa kërkoi respektimin e urdhrave të autoriteteve shëndetësore kundër përhapjes së Covid.

Qeveritë e disa rajoneve australiane kanë ri-vendosur masat e forta teksa afro 13 milionë banorë të Australisë janë prej disa ditësh në karantinë totale.

Shtrëngimi i masave erdhi pas një shtimi të dukshëm të infektimeve, kjo edhe për shkak të pranisë së variantit delta. Të premten autoritetet shëndetësore në Australi raportuar për afro 160 infektime të reja, shifra më e lartë kjo që prej gushtit të vitit të shkuar.

Australia është një vendet që ka një shkallë shumë të ulët vaksinimi, me rreth 14 përqind e popullsisë së imunizuar.

Ndaj autoritetet qeverisëse kanë bërë thirrje qytetarëve që të bëhen pjesë e procesit të imunizimit për të shmangur një përkeqësim edhe më të mëtejshëm të situatës.