Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, dy futbollistët e famshëm të cilët i kemi parë gjithmonë përballë njëri-tjetrit në fushën e blertë janë bërë bashkë në një reklamë për firmën e njohur “Louis Vuitton“.
Në foton, të cilën të dy lojetarët e kanë shpërndarë në rrjetet sociale ata shfaqen përballë njëri-tjetrit dhe luajnë shah mbi një çantë të brendit të njohur të modës.
Shpenzimet e markës në fjalë për një reklamë të tillë kanë qenë të jashtëzakonshme por në fund ia ka vlejtur, pasi suksesi ka qenë i garantuar.
Fotoja ka thyer rekordet me pëlqimet dhe komentet e marra.
“Fitorja është në mendje”, shkruhet në foton e dy futbollistëve. https://www.facebook.com/100044296486382/posts/pfbid02y4ZeYDbdfr4rBrskBXKoykkMSZFEVhmDnULRgvP2Ea8VrXTFLa4fxEv8m77nsgDNl/?mibextid=Nif5oz