Kombëtarja e Spanjës ka shënuar fitore me rezultatin e thellë 5:1 ndaj Irlandës së Veriut në ndeshjen e fundit para Euro 2024.
Golat për kombëtaren spanjolle i shënuan: Pedri (2), Alvaro Morata, Ruiz dhe Oyarzabal.
Golin e vetëm për kombëtaren mysafire e shënoi Ballard në minutën e dytë të ndeshjes.
Kujtojmë që ky ishte testi i fundit i trajnerit de la Fuente para ndeshjeve të Euro 2024, ku Spanja është në grup me Shqipërinë, Italinë dhe Kroacinë.