Skuadra e Arnold grumbulloi gjashtë pikë dhe tashmë përfundimisht pozicionohet e dyta.
45 minutat e para të ndeshjes u mbyllën pa gola, ndërsa në pjesën e dytë të sfidës ishte Leckie që shënoi në minutën e 60’ duke e i dhënë fitoren Australisë.
Ekipi i Australisë do të përballet në raundin tjetër me vendin e parë të grupit C, i cili do të përcaktohet mbrëmjen e sotme, nga sfidat Poloni-Argjentinë dhe Arabi Saudite-Meksikë.
Ndërkohë, sfida tjetër mes Tunizisë dhe Francës përfundoi me rezulatin 1-0. Pavarësisht tre pikëve të fituara mbrëmjen e sotme në stadiumin “Education City Stadium”, afrikanët nuk e kalojnë fazën e grupeve.