Maroku ka fituar me rezultatin 2-1 kundër Kanadasë, në përballjen e fundit të fazës së grupeve, të Kupës së Botës “Katar 2022”.
Për skuadrën marokene, shënuan mesfushori i Chelsea, Hakim Ziyech në minutën e 4’ dhe sulmuesi En-Nesyri, i cili dyfishoi shifrat në minutën e 23’.
Ndërkohë, goli i nderit për Kanadanë u shënua po në pjesën e parë, ku pas një aksioni të shpejtë, në krahun e majtë, Buchanan kroson dhe mbrojtësi i Marokut, Nayef Aguerd e dërgon topin në rrjetën e portës së tij.
Me këtë tre pikësh, skuadra marokene kalon në fazën tjetër të turneut, si kryesuese e grupit F me 7 pikë.