Kupa e Botës/ Senegali merr fitoren e parë në këtë Botëror, mund bindshëm Katarin

Sangali ka mundur Katarin me rezultatin 3-1 në ndjeshjen e dytë të grupit A në Kupën e botës, duke regjistruar kështu fitoren e parë.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1 për Senegalin, falë golit të Dia, ndërkohë që në pjesën e dytë u shënuan plot 3 gola të tjerë.

Diedhiou dhe Dieng shënuan 2 herë për Senegalin, ndërkohë që golin e vetëm për Katarin e shënoi Muntari.

Me këtë humbje, skuadra organizatore e Botërorit është zyrtarisht e eliminuara e parë.

Marketing