Kupa e Ligës Rajonale të Shkupit në duart e FC SARAJ-it

Gjeneratës 2004 pranë Shkollës së Futbollit Saraj sot edhe zyrtarisht iu dorëzua Kupa e Ligës Rajonale të Shkupit. Kupën, futbollistëve të Sarajit ua dorëzoi përfaqësuesi i Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Tushi Dervishi i cili me këtë rast uroi futbollistët e Sarajit duke u dëshiruar suksese në të ardhmen. Nga ana tjetër trajneri Skender Kovaçi u shpreh se Kupa paraqet frytin e një angazhimi dhe pune të palodhshme me futbollistët e tij, më të cilët siç tha ai një ditë do të krenohet Saraji dhe më gjerë. Trajneri Kovaçi uroi futbollistët dhe iu bëri me dije se nuk do të ndalen këtu por do të vazhdojnë tutje, sepse sipas tij ky është vetëm fillimi dhe se për të arritur “majën” i pret edhe shumë punë.

Marketing

“Kemi punuar shumë, kemi dhënë maksimumin. Por ajo që ka rënduar punën tonë kanë qenë kushtet e papërshtatshme për stërvitje. Mungojnë shumë gjëra, duke filluar nga gjërat elementare si rekuizita, topa, fanella e sportive e deri te fushat e mirëfillta për stërvitje. Por me shumë mund ne ja dolëm. Uroj të mos ndalemi këtu, por të vazhdojmë tutje drejt sukseseve të radhës”, tha Skender Kovaçi, trajner i KF Saraj.

Në këtë event morën pjesë edhe gjeneratat e tjera të FC Sarajit dhe një numër i konsiderueshëm i dashamirëve të futbollit, të cilët pas ceremonisë braktisën Stadiumin me shpresën se rezultatet e këtilla nuk do të mungojnë edhe në të ardhmen.