Kupa e vërtetë e Botës kthehet në Zvicër (Foto)

Kombëtarja e Francës triumfoi për herë të dytë në histori në Kupën e Botës “Rusi 2018”.

Marketing

“Gjelat” nuk fituan triumfin e vërtetë të Kupës së Botës, pasi ai u rikthye në Muzeun e FIFA-s në Cyrih të Zvicrës.
Kupa e vërtetë e Botës, është 36.8 cm, peshon 6.175 kilogram dhe është 18-karat ari dhe është e mbushur me gurë gjysmë të çmuar.

Ky trofe u la në duart e futbollistëve të Francës vetëm gjatë festës në Moskë. Pastaj, atyre iu dha një trofe kopje prej ari me 5.8 kilogram.

Kupa e prodhuar në vitin 1974 nga artisti italian, Silvio Gazzaniga gjendet në Muzeun e FIFA-s në Cyrih dhe për ta vizituar atë mund ta bëni për vetëm 24 franga apo rreth 20 eurove.

Marketing