Kupa, Kualifikohen Shkëndija, Struga, Gostivari dhe Arsimi

Mesdita e kësaj të mërkurë ka sjellur ndeshjet e 1/8 së finales në Kupën e Maqedonisë së Veriut. Shkëndija, Struga, Gostivari dhe Arsimi i Çegranit janë ekipet shqiptare që siguruan kualifikim më tutje në këtë edicion të sivjetshëm të Kupës.

Shkëndija e Tetovës me golin e vetëm të Fiton Ademit triumfoi përballë Shkëndijës së Haraçinës dhe do ti vazhdoj garat më tej në këtë kompeticion. Struga Trim Lum mposhti me rezultat 2:0 Makedonija Gjorçe Petrovin. Gostivari me golin e Ivanovskit eliminoi nga kjo garë Bregallnicën, teksa Arsimi i Çegranit arriti të merr kualifikimin përballë Voska Sportit, në të cilin duel triumfuan me rezultat 3:1.

Marketing

Shkupi i dha lamtumirën këtij edicioni, pasi përmes penalltive u eliminua nga Sileksi, përderisa Besa e Dobërdollit u mund nga Brera me shifrat 2:0. Biletë për në raundin tjetër të Kupës mori edhe Vardari që eliminoi fituesin e edicionit të kaluar Tikveshin me rezultat 2:0.

Marketing