Kupa sjell përballjen e dy Shkëndijave, atë të Tetovës dhe Haraçinës

Shorti i sotëm për 1/8 e finales së Kupës së Maqedonisë së Veriut ka sjellë përballje ndërmjet dy Shkëndijave. Kuqezinjtë e Tetovës do të jenë përballë ekipit me të njejtin emër nga Haraqina e Shkupit në duelin që do të zhvillohet në Tetovë. Do të jetë kjo një përballje zyrtare ndërmjet dy Shkëndijave pas shumë viteve pauzë dhe pritet të sjell një festë të vërtetë ndërmjet dy ekipeve vëllezërore.
Në ndeshjet tjera Shkupi do të luajë si mysafir me Sileksin, Struga do të presë Makedonija Gj.P., Arsimi i Çegranit do të ndeshet me Voskën, Besa mysafire e Brerës, kurse Gostivari luan si vendas me Bregallnicën.

Marketing

Ndeshjet do të luhen më 23 tetor me fillim në orën 14:00.

Dyshet e 1/8 së finales:
AP Brera-Besa
Vardari-Tikveshi
Gostivari-Bregalnica
Pelisteri-Detonit
Shkëndija-Shkëndija Haraqinë
Struga-Makedonija Gj.P.
Sileksi-Shkupi
Arsimi-Voska