Kur arti dhe shkenca gërshetohen

Ndër dhe transdisiplinariteti kohët e fundit janë bërë elemente karakteristikë të artit bashkëkohor. Kur kufijtë midis disiplinave bashkohen dhe fshihen shumë shpesh, rezultatet pasurohen për të dy disiplinat dhe rezultojnë në vepra që nuk mund të parashikohen. Një shembull i veçantë i bashkëpunimit midis praktikuesve me specializime të ndryshme do të jetë në fokus të kësaj bisede. Artistja Elpida Haxhi-Vasileva dhe shkencëtarja prof. Alaster Forbs do të flasin për punën e tyre së bashku, të moderuar nga Ana Frangovska.

Marketing

Pjesëmarrësit:

Elpida Haxhi-Vasileva the prof. Alester Forbs

Elpida Haxhi-Vasileva është artiste vizuale bashkëkohore e cila punon në media të ndryshme siç është skulptura, instalacioni, video regjistrimi, tingulli, fotografia dhe intervenimet arkitektonike. Materialet e saj lëvizin nga të pazakonshme deri në të zakonshme dhe efemere apo të shpërfillu-ra deri në materiale të paçmueshme. Ato ngërthejnë materiale organike, produkte ushqimore dhe metale fisnike, siç janë krepinet e kafshëve e deri te gjethet e arta. Rëndësia qendrore e praktikës së saj është reak-sioni i tipareve të vendit; historiku i tij, lokacioni, mjedisi dhe komunitetet. Haxhi-Vasileva është interesuar për atë se si shkëmbimi i njohurive mund të zhvillohet përmes bashkëpunimit edhe në kontekstin e peizazhit, trashëgimisë, shkencës dhe komunitetit, të dhëna nga vet lokacioni. Ajo kishte ftesë nga Vatikani që ta prezantoj Pavijonin e Selisë së Shenjtë, në ekspozitën e 56-të Ndërkombëtare të artit figurativ, dhe e përfaqësonte Maqedoninë në Ekspozitën e 55-të Ndërkombëtare të Artit Figurativ, La Biennale di Venezia.

Alester Forbs është profesor i mjekësisë dhe drejtor i kërkimeve klinike në Shkollën Mjekësore Norvich, Universiteti i Anglisë Lindore, Britani e Madhe. Ai është gjithashtu një konsulent në Spitalin Universitar Norfolk dhe Norvich dhe është drejtor i Institutit Kuadram për kërkime klinike dhe kryetar i Komitetit të Etikës kërkimore të UEA. Ai punon kryesisht në dështimin e zorrëve dhe ushqimin në sëmundjet inflamatore të zorrëve, por gjithashtu ka një interes karriere në aspektet mjekësore të çrregullimeve të të ngrënit.

Duhet të regjistroheni paraprakisht, në linkun e mëposhtëm: https://zoom.us/webinar/register/WN_e4fAs5M6Rj22QgMaoOtRpg

Pjesëmarrja është e hapur për të gjithë.

Gjithashtu do të sigurohet përkthimi në gjuhën maqedonase.