Kur do të bëhen prindër? Ky është vendimi i Luizit dhe Kiarës!

Luizi dhe Kiara janë një prej cifteve më të diksutuar të showbiz-it shqiptar, nisur nga vëmendja që ata kanë si personazhe falë aventurës në “BBVIP” dhe gjithckaje që kanë vendosur të bëjnë më pas, ndërkohë që fansat e tyre e jo vetëm janë gjithnjë kuriozë për marrëdhënien e tyre dhe planet që kanë.

Marketing

Duke qenë se dyshja e bënë fejsën dhe martesën për sa kohë ishin pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri (edhe pse ligjërisht ka ende dyshime nëse janë burrë dhe grua), ndërkohë që tani që janë jashtë jetojnë bashkë, kurioziteti më i madh që fansat e ciftit kanë është se kur do nisin të mendojnë për të krijuar një familje.

Këtë ata e kanë diskutuar edhe në reality show, duke bërë jo pak plane, ndërkohë, i ftuar së fundmi në “Fiks Fare”, i pyetur në lidhje me planet me një fëmijë, Luizi u shfaq entuziast. Megithatë, duke huazuar shprehjen e famshme të Kiarës tha:

“Familja është gjë e shenjtë, e kam dhe do ta kem gjithmonë, do ia lëmë kohës. Do e lëmë të rrjedhë”

Kujtojmë që ata momentalisht i janë fokusuar krejtësiht karrierës, me Kiarën që e shohim në ekranin e Top Channel si moderatore dhe me biznesin e saj të ri, ndërsa Luizin do e shohim si aktore, ndërsa vazhdon punën edhe me muzikën e duket sikur nuk ka të ndalur. Megjithatë, së shpejti duket se e ka radhën edhe krijimi i familjes.