“Kur m’u sëmurë baba e kuptova çka dmth të dhurosh gjak”, rrëfehet Reshat Limani nga Kumanova që ka dhuruar gjak 126 herë (VIDEO)

Të dhuroj gjak ka nisur që nga shkolla e mesme, dmth nga viti 1980. Kur iu ishte sëmurë babai e kishte kuptuar se cfarë do të thotë të dhurosh gjak, shkruan Open-TV.

Marketing

E sot për Reshat Limanin nga Kumanova dhënia e gjakut tashmë është rutinë. Kjo pasi që shënon herën e 126 të dhurimit të lëngut më të rëndësishëm në trup.

Ai ka treguar për Open-TV se çfarë do të thotë të dhurosh gjak dhe të shpëtosh jetë. Limani tregon se është ndjenjë e papërshkrueshme kur e di që ai është shkaktarë që dikush të vazhdojë të jetojë.

Ai apelon te gjithë qytetarët që të dhurojnë gjak, ndërsa në familjen e tij tani dhurojnë gjak vëllai dhe djemtë e tij. Limani ka thënë se do të vazhdojë me dhurimin e gjakut.

Në videon e mëposhtme mund të ndiqni rrëfimin e tij: