Kur Nikita Hrushovi përplaste këpucën, në podiumin e sallës së mbledhjeve të OKB-së

Gjatë mbledhjes së 902-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, mbajtur në Nju Jork më 12 tetor 1960, ndodhin një ngjarje e jashtëzakonshme: Nikita Hrushov, Sekretari i Parë i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, dhe një nga njerëzit më të fuqishëm në botë, nisi të përplase fillimisht duart në tryezën ku ishte ulur, dhe më pas njërën nga këpucët e tij. Ai reagoi ndaj fjalimit të Lorenzo Sumulong, kreu i delegacionit filipinas, që ndëmori një sërë sulmesh të ashpra ndaj BRSS, duke thënë se “popujt e Evropës Lindore dhe kudo tjetër, janë privuar nga të drejtat e tyre civile dhe të drejtat politike, të cilat janë gllabëruar nga Bashkimi Sovjetik”.

Marketing

Në kundërpërgjigje, Hrushov goditi me grushta tryezën e tij, dhe kërkoi të marrë fjalën. Duke e shtyrë Sumulong, Hrushovi zuri vend në podium përballë asamblesë, dhe nisi fjalën e tij duke lëshuar një varg fyerjesh ndaj Sumulong, dhe duke e etiketuar atë mes të tjerash, si një vegël të “imperializmit amerikan”.

Ai kërkoi nga drejtuesit e seancës përjashtimin e Sumulong nga asambleja, dhe kur kjo u refuzua, Hrushovi hoqi njërën nga këpucët nga këmba dhe nisi të godiste me të podiumin. Ndërsa seanca plenare rrezikonte të futej në kaos, përfshirë ndërhyrjet e zëvendësministrit të Jashtëm rumun Eduard Mezincesku, kreu i Asamblesë Frederik Boland e pezulloi mbledhjen.

Ai incidenti do të kishte pasoja afatgjata, ndërsa imazhi i Hrushovit në skenën ndërkombëtare u dëmtua në mënyrë të pariparueshme. Në vitin 1964, pasi u shkarkua si udhëheqës i Bashkimit Sovjetik, botimet propaganduese e kritikuan atë për “episodin e turpshëm, që ai ende e paraqet si një akt trimërie”.

Marketing