Vendime të rëndësishme solli qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme të cilën e udhëhoqi zv/ kryeministri Bujar Osmani.
Sot pata nderin të drejtoj mbledhjen e Qeverisë në të cilën përveç tjerash sollëm këto vendime të rëndësishme:
1. Vendimin për shpalljen e konkursit për ndërtimin e çerdhes për fëmijë në Çair me vlerë mbi 2 milion euro ( premtim nga Kontrata) 🏫✅
2. Vendimi për rikonstruimin e rrugës industriale në Tetove në gjatësi rreth 4 kilometra 🚧✅
3. Vendimin për ndërtimin e poliklinikës në Saraj🏨✅
4. Vendimin për blerjen e zyreve për vendin tonë ( anëtarin më të ri ) në selinë e NATO- në Bruksel!✅
5. Bashkim Hasani u emërua zëvendës drejtor i policisë finansiare!✅
6. Vendimi për dhënien në pronësi të përhershme objektet e Agjencisë për zbatimin e gjuhës!