



Myftinia e Shkupit, gjatë ditëve të festës së Kurban Bajramit, realizoi me sukses ndarjen e 3300 pakove me mish të kurbanit në gjitha rajonet e saj;
✅ 810 pako në rajonin e qytetit
✅ 877 pako në rajonin e Dervenit
✅ 710 pako në Karadakë
✅ 710 pako në Karshiakë
✅ 193 pako në askionin e fundit që i’u dedikua punonjësve të N.P.
Higjiena Komunale -Shkup, punonjësve të N.P Parqe dhe Gjelbërim – Shkup dhe Shoqata e Grave Turke – Shkup.
Shpreh mirënjohje dhe falenderim ndaj referentëve të Myftinisë që ishin te angazhuar ditë-e-natë përgjatë festës së Kurban Bajramit; mbikqyrën procesin e therjes, paketimit dhe shpërndarjen e mishit të kurbanit.
Falenderim dhe mirënjohje për këshillet e xhamive, hoxhallarët dhe gjithë aktivistët që ishin të përfshirë në këtë proces me përgjegjësi të madhe.
Për fund, e ndjej për obligim moral të falenderoj publikisht gjithë besimtarët që na i besuan kurbanët e tyre duke lutur All-llahun që t’ua pranojë këtë sakrificë!