Kurban Bajrami në Shqipëri

Në kuadër të festës së Kurban Bajramit gjatë ditës së djeshme dhe të sotme është festuar me madhështinë e duhur ceremonia e therjes së Kurban Bajramit.

Marketing

Kështu që në trevën e Bulqizës pranë Teqeve gjatë pasdites së djeshme janë grumbulluar me qindra banorë, besimtarë të moshave të ndryshme, për të marrë pjesë në ceremoninë e therjes së kurbaneve.

Ceremonia festive tashmë e kthyer në tradite të përvitshme e spikatur me besimin Bektashi të rrethit të Bulqizës e rastin e festës së Kurban Bajramit. Pas ritit të therjes se kurbaneve nëpër kultet fetare ka nisur dhe shpërndarja e mishit të gjithë pjesëmarrësve që kishin marrë pjesë në këtë festë.

Po sot që në orën 7 të mëngjesit ka nisur riti i faljes së Kurban Bajramit në rrethin e Buqizës ku me qindra besimtare kanë kryer këtë rit. Myftiu i kësaj xhamie Sejdin Strazimiri tha se sot është dita ku të gjithë njerëzit duhet te respektojnë njeri-tjetrin duke lënë mënjanë meritë dhe idhnitë.

Edhe besimtarët muslimanë të qytetit të Fushë Krujës dhe rrethinave kanë falur Kurban Bajramin në stadiumin e këtij qyteti. Muharrem Vrana, myftiu i qytetit ka uruar besimtarët për më shumë begati dhe harmoni. Ai u lut edhe për familjet në nevojë, që dhe ato të festojnë si gjithë të tjerët këtë ditë të shenjtë për muslimanët. Pas faljes e bërjes së Kurbanit, besimtarët kanë vijuar me vizitat te familjarët.

Besimtaret muslimane të qytetit të Fierit falen Kurban Bajramin përpara xhamisë së qytetit. Taulant Bici, Myftiu i qytetit uroi besimtaret myslimane për paqe dhe harmoni në familjet e tyre. Më pas besimtarët myslimanë kryen edhe ritin e faljes se Kurban Bajramit nen drejtimin e imamit Hysni Mera.