Kurban Bajrami, organizata “Hasene” ndan dhurata për jetimët nga Shkupi

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, në kuadër të aktivitetit “Mos më harro mua”, të organizuar nga Organizata Hasene, dhjetëra fëmijë jetimë të Shkupit dhe rrethinës u shpërblyen me dhurata. Pjesë e aktvitetit ishte edhe programi festiv i organizuar në Teatrin për fëmijë, ku fëmijët kishin përgatitur ilahi por edhe pjesë recitale. Kryetarja e sektorit të gruas, Nuran Limani tha para të pranishmëve se fëmijët jetim janë amanet nga Zoti.

Marketing

“Këto fëmijë janë amaneti jonë, sikur që neve fëmijët tanë i kemi amanet të Allahut xh.sh. edhe këta jetim të cilët Allahu ndoshta i ka lënë pa prindër por nuk i ka lënë pa ardhmëri, dhe këto janë amanet dhe ne do të përkujdesemi për gjithmonë dhe Inshallah gjithmon do të kemi përkujdesjen e tyre.”, deklaroi Nuran Limani, nga Organizata Hasene.

Organizata Hasene, për një kohë të gjatë përkujdeset për mijëra fëmijë jetimë në botë, ndërsa kryetarja e sektorit të Gruas, Nuran Limani, nënvizoi se kjo organizatë përkujdeset për fëmijët jetim në vendin tonë.

“Ogranizata Hasene në gjithë botën, 12 mijë fëmijëve ju jep paga mujore, me të cilat ka edhe në Maqedoni, ka edhe prej fëmijë këtu që janë prezent që kanë aplikuar për këto paga. Po ashtu me mujëra fëmijëve ju bëhet veshje për bajram, projekt këtë të cilin e ka filluar zotëri Ekrem Bilalli para shumë vitesh.”, shton më tej ajo.

Organizata Hasene qendrën e ka në Kelln të Gjermanisë dhe funksionon në 37 shtete, nga Australia dhe deri në Maqedoni.

Marketing