Kurban Bajrami, policia e këtij vendi shpërndan ëmbëlsira për shoferët

Policët në qytetin Edirne të Türkiye-s (Turqisë) ndaluan shoferët në rrugë për t’iu uruar festën e Kurban Bajramit dhe për t’u ndarë dhurata të veçanta me rastin e kësaj feste muslimane, raporton Anadolu Agency (AA).

Marketing

Pjesëtarët e policisë shpërndanë ëmbëlsira për shoferët për t’u zbukuruar festën.

Pjesëtarët e policisë u dhanë gjithashtu fëmijëve në automjete bilbila të kuq për t’i përdorur kur të shohin shkelje të trafikut dhe i informuan drejtuesit për rëndësinë e përdorimit të rripave të sigurimit dhe rregullave të tjera të trafikut.

Enes Gokdemir, i cili me rastin e festës së Bajramit ka mbërritur në Edrene nga Niğde, tha se ky ishte një gjest shumë i bukur nga ana e policëve dhe theksoi se të gjithë drejtuesit e mjeteve duhet të kenë kujdes në komunikacion.

Ai shtoi se kujdes të veçantë i kushton përdorimit të rripit të sigurimit.

“Të njëjtën gjë ua rekomandoj sidomos atyre që shkojnë në udhëtime të gjata, por edhe shoferëve të tjerë. Rripi i sigurimit shpëton jetë”, tha Gokdemir.

Ramazan Yildirim, një shofer tjetër, tha se policia është shumë e rëndësishme në shoqëri, duke theksuar se ajo punon shumë për të ofruar siguri për qytetarët edhe gjatë festave të Bajramit.

Marketing