Kurban Bajrami, uron Afrim Gashi

Festa e Bajramit të Kurbanit gjithnjë na vjen me mesazhin më sublim të historisë se çmimi i ngadhënjimit qëndron në gatishmërinë tonë për ta sakrifikuar atë që e duam më së shumti. Shembulli i Ibrahimit, i cili në emër të mbajtjes së premtimit është në gjendje ta flijojë të birin, është kulmi i gatishmërisë së dikujt në gjithë historinë njerëzore që arrin në këtë shkallë të sakrificës. Dhe, përveç kësaj, ngjarjet si ajo e Ibrahimit e deri te ajo e Adem Jasharit, na mësojnë se fitojnë dhe shpërblehen vetëm ata që janë të vendosur, të bindur dhe të paluhatshëm në përmbushjen e idealit të tyre.
Duke i marrë këto mesazhe dhe duke u gjendur në festën e Bajramit të Kurbanit, po i ndërmendim këto gjëra për të kujtuar se dita e Bajramit duhet të jetë ditë kur ne falim dashuri e buzëqeshje dhe kur flijojmë si Ibrahimi dhe flijohemi si Ismaili, për të mundësuar lumturi edhe në familjet tona dhe në mjedisin tonë shoqëror. Kjo është ditë kur ne i kujtojmë të sëmurit, të vdekurit, skamnorët dhe të pikëlluarit, që sot – në sofrën e Bajramit – bashkë me gëzimin e festës e kanë edhe lotin e mërzisë.
Prandaj, nëse ka një ditë në vit kur ne duhet të shkrihemi për të tjerët, kjo është dita e Bajramit të Kurbanit, që në traditën tonë njihet edhe si Bajrami i Vogël.
Duke u lutur që secili nga ne sot të jetë Ibrahim dhe Ismail, jua uroj nga zemra festën e Bajramit të Vogël, duke ju dëshiruar që kremten ta kaloni në gjirin tuaj familjar, në vizita të ndërsjella e me gëzim e lumturi.
E gëzofshi për shumë vjet Bajramin e Kurbanit. Zoti ju bekoftë!

Marketing