Të paktën 6 ushtarë turq kanë humbur jetën si pasojë e një përleshje të armatosur me militantët kurdë në veri të Irakut.
Lajmi u konfirmua nga ministria turke e Mbrojtjes, e cila më pas urdhëroi disa sulme ajrore në vendet ku strehoheshin militantët duke vrarë 4 prej tyre.
Situata mes Turqisë dhe dhe luftëtarëve kurdë në Irak dhe Siri është përshkallëzuar muajt e fundit. Ankaraja e cilëson PPK-në si organizata terroriste dhe e ka shpallur atë të jashtëligjshme.
Turqia ka vendosur trupa në një rajon kufitar pranë Iraku dhe rregullisht i bazat e kurdëve atje. Zyrtarët e sigurisë në Irak thanë se sulmet ajrore të enjten goditën pozicionet në veri të qytetit Duhok. Ata folën në kushte anonimiteti, për shkak se nuk ishin të autorizuar për të folur për media.
Dhjetëra mijëra njerëz janë vrarë nga kryengritja e PPK-së brenda Turqisë që nga viti 1984.