Kurti: 17 vjet pavarësi, Kosova shembull i progresit dhe sigurisë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në shënim të 17-vjetorit të Pavarësisë, theksoi se, pas 17 vjetësh, Kosova ka arritur një ekonomi tre herë më të madhe dhe është shembull i stabilitetit dhe sigurisë në rajon.

Marketing

Kryeministri falënderoi qytetarët, institucionet dhe partnerët ndërkombëtarë për mbështetje, duke përmendur kontributin e jashtëzakonshëm të dëshmorëve, veteranëve dhe veprimtarëve të Kosovës, të cilët luajtën rol të rëndësishëm në arritjen e Pavarësisë.

“Dimër i ftohtë por zemrat e ngrohta, teksa urojmë njëri-tjetrin për 17-vjetorin e 17 Shkurtit, shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, si shtet sovran, demokratik, me integritet territorial, me progres social, me avancim demokratik dhe me rritje shembullore ekonomike.

Ekonomia e Kosovës është trefish më e madhe sesa para 17 vjetëve. Në të njëjtën kohë jemi edhe shembull për siguri jo vetëm në rajonin e Ballkanit, kur kemi parasysh të drejtat e qytetarëve, mirëqenien e tyre, entuziazmin popullor dhe sukseset e Republikës sonë, që janë suksese të popullit, të institucioneve, po edhe të partnerëve, miqve, aleatëve tanë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës te Bashkimi Evropian dhe mbarë perëndimi demokratik”, theksoi Kurti.