Kurti bashkë me ministra sot vjen në Maqedoni

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti të hënën do të zhvillojë një vizitë pune në Maqedoninë e Veriut, ndërsa do të jetë nën shoqërinë e ministrave të kabinetit qeveritar.

Marketing

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës Përparim Kryeziu tha se në takim do të diskutohet për raportet bilaterale ndërmjet dy shteteve.

“Kryeministri Kurti, i shoqëruar nga ministra të kabinetit qeveritar, të hënën do të zhvillojë një vizitë pune në Maqedoninë e Veriut. Atje do të ketë një takim bilateral me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut me të cilin do të diskutojnë rreth raporteve bilaterale, bashkëpunimit rajonal dhe projektet infrastrukturore me interes për dy shtetet”, u shpreh ai.

Gjithashtu, Kryeziu njoftoi se për realizimin e kësaj vizite është dakorduar më 20 korrik.

Marketing