Kurti bisedë telefonike me Erdogan, ja për çfarë diskutuan

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti zhvilloi këtë të shtunë një bisedë telefonike me Presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Marketing

Në emër të Qeverisë së Republikës dhe popullit të Kosovës, Kurti i shprehu ngushëllime Presidentit Erdogan, e përmes tij, familjarëve të viktimave të tërmetit dhe mbarë popullit të Turqisë.

Ndër të tjera, u bisedua edhe për takimin që Kurti pati me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç më 27 shkurt në Bruksel.

“U bisedua edhe për takimin e fundit në Bruksel për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për çfarë Presidenti Erdogan përshëndeti rezultatin e arritur, duke shprehur mbështetjen e tij kryeministrit Kurti dhe gatishmërinë për të ndihmuar”, thuhet në komunikatën e Qeverisë së Kosovës.