Kandidati për kryeministër, Albin Kurti para deputetëve dhe qytetarëve duke paraqitur programit e tij qeverisës tha se ata do të jenë qeveri e kursimit.
“Do të jemi qeveri e kursimit të parasë publike, para meje do të jenë 15 ministra dhe jo 22 sa ka qenë më herët. Pra më pak shpenzime në poste. Do të jemi qeveri e zhvillimit ekonomik dhe punësimit”, tha ai.
Kandidati për kryeministër tha se do të bëjnë shërbimin ushtarak të detyrueshëm prej tre muajsh, si dhe do të iniciojnë dënimin e krimeve të luftës.
Duke paraqitur programin e tij qeverisës, Kurti në seancën plenare ku pritët të votohet për kryeministër tha se do të angazhohet për zhvillim ekonomik dhe arsim të mirëfilltë.