Kurti: Do të bashkëpunojmë me SHBA-në për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti shprehet se do të bashkëpunojë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Marketing

“Ndërkohë që ne dëshirojmë normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, ky vit që sapo lamë pas është vit i normalizimit të mëtejshëm me Serbinë”, tha pas përfundimit të takimit që ka mbajtur me kryetarët e komunave.

Ai u shpreh se Kosova e ka konsideruar planin franko-gjerman si “bazë të mirë për diskutime të mëtejshëm”, dhe se Serbia e ka refuzuar atë.

Propozimi i Bashkimit Evropian, i njohur edhe si plani franko-gjerman, mësohet se u është dhënë palëve që në fund të verës. Ai ka mbështetjen e Francës, Gjermanisë dhe SHBA-së.

Në dokumentin e planit nuk përmendet njohja e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë, por respektimi i integritetit territorial, paprekshmëria e kufijve, njohja e simboleve shtetërore dhe një angazhim i veçantë për komunitetin serb në Kosovë

Serbia e ka quajtur këtë plan të papranueshëm, për arsye se plani nis me faktin që Kosova është e pavarur.