Kurti: Duhet presion më shumë në Beograd, njohja de-facto është hapi më i mirë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë fjalës në Forumin Ekonomik në Vjenë të Austrisë, ka thënë që duhet më shumë presion në Serbinë për nënshkrimin e marrëveshjes.

Marketing

Kurti, mes tjerash vuri në pah edhe problemet që kanë ndodhur pas sipas tij Serbia refuzoi të nënshkruante marrëveshjen.

Ai gjithashtu theksoi se njohja de-facto është hapi më i mirë, njofton Klankosova.tv.

“Sot nuk jemi në marrëdhënie të mira, ani se patëm fillim të mirë gjatë këtij viti, më 27 shkurt në Bruksel ne kemi arritur një marrëveshje, marrëveshjen bazike, për njohjen de facto duke u bazuar në dy modelin e dy Gjermanive”, ka deklaruar Kurti.

“Më pas shtuam implemtimin e aneksit në Ohër në mes të marsit. Më pasë Serbia refuzoi marrëveshjen”.

“Ne kemi pasë sulm ndaj KFOR-it gazetarëve në maj, rrëmbimin e tre policëve në mes të qershorit dhe së fundmi sulmi terrorist më 24 shtator ku u vra rreshteri ynë policor”.

Ai theksoi se eskalimi ndodhi për shkak të marrëveshjeve verbale.

“Eskalimi ndodhi për shkak të marrëveshjeve verbale, në një tekst konkret, nuk kishte nënshkrim. Këto rezervime çka thua, çka nënshkruan apo jo, nuk implementon, është duke çuar në një dhunë. Këto janë një mix që po shkaktojnë destabilim”.

“Na duhet presion më shumë në Beograd që ta nënshkruajë marrëveshjen dhe kemi nevojë për integrimin në BE. Njohja de-facto është hapi më i mirë”. /Klankosova.tv.