Kurti e emëron Qokun këshilltar për marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e emëroi Bekim Qokun si këshilltar të jashtëm politik i kryeministrit për marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut.

Marketing

Kurti i uroi Qokut suksese në detyrën dhe përgjegjësitë e reja, në funksion të zgjerimit dhe thellimit të bashkëpunimit me Maqedoninë e Veriut, transmeton Klan Kosova.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e ka emëruar z.Bekim Qoku, Këshilltar i Jashtëm Politik i Kryeministrit për marrëdhëniet me Republikën e Maqedonisë së Veriut. Kryeministri Kurti i uroi z.Qoku suksese në detyrën dhe përgjegjësitë e reja, në funksion të zgjerimit dhe thellimit të bashkëpunimit me Maqedoninë e Veriut”, shkruan në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.