Kurti e fton në Prishtinë opozitën shqiptare të Maqedonisë së Veriut, iu prinë Taravari

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka arritur pasditen e sotme në Prishtinë. Ai ka treguar se në Kosovë po qëndrojne me ftesën e kryeministrit Albin Kurti.

Marketing

Taravari ka arritur në Prishtinë bashkë me liderët e opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Izet Mexhitin, Afrim Gashin dhe Bilall Kasamin.

“Nuk e di. Kisha ftesë dhe normalisht që i përgjigjem ftesës së kryeministrit”, ka deklaruar Taravari.

I pyetur nëse pritet të flasin për zgjedhjet e 8 majit, Taravari ka deklaruar se “beson që po”.

Marketing