Thellohet skandali me arbitrat në Itali, publikohen të tjera dëshmi

Pas zhurmës mediatike të shkaktuar nga reportazhi i “Le Iene” në të cilin, ekskluzivisht dhe për herë të parë në historinë e futbollit italian, një arbitër i Serie A raportoi ato që ai i konsideronte si anomali serioze në sistemin e arbitrimit në Itali, kjo temë rikthehet në episodin e transmetuar në Italia 1 të martën në prime time.

Marketing

Në videon që do të transmetohet sot, do të flasë sërish arbitri anonim, i cili do të shtojë detaje të reja dhe bën rrëfimin e takimit të organizuar nga Gianluca Rocchi me të gjithë ekipin e arbitrave.

Por nuk mbaron me aq pasi rrëfimit do ti shtohen sot dhe 5 dëshmitë e pesë arbitrave të tjerë, të cilët tregojnë denoncimet e bëra, si për punën e tyre, ashtu edhe për kontratën e tyre të punës.

Në reportazhin e fundit, arbitri i cili zgjodhi të mbetet anonim kishte theksuar disa gabime të bëra gjatë sezonit dhe foli për një përplasje të vërtetë politike në funksion të zgjedhjeve të brendshme të ardhshme që do të vendosin qeverisjen e re, një teori e konfirmuar edhe në faqet e Corriere dello Sport.

Marketing