Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në javën e dytë të marrjes së detyrës ka emëruar tetë zëvendësministra, të cilët i ka uruar për pozitën e re dhe iu ka dëshiruar suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre.
Zëvendësministrat e emëruar janë:
Getoar Mjeku, zëvendësministër i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë,
Nita Shala, zëvendësministre e Drejtësisë,
Gazmend Salijević, zëvendësministër për Komunitete dhe Kthim,
Adnan Redžeplar, zëvendësministër i Mbrojtjes,
Sejnur Veshall, zëvendësministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit,
Almir Veliji, zëvendësministër i Zhvillimit Rajonal,
Avod Dješević, zëvendësministër i Administrimit të Pushtetit Lokal,
Qazim Rrahmani, zëvendësministër i Financave, Punës dhe Transfereve.
Deri më tani, me vendim të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, janë emëruar 11 zëvendësministra.