Kurti: Gratë e vajzat vazhdojnë të jenë viktima të burrave

Është mbajtur ceremonia përmbyllëse e fushatës globale ”16 ditët e aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore”.

Marketing

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se gratë e vajzat vazhdojnë të jenë viktima të burrave.

“Igballe llalloshi, Diana Kastrati, Antifona Morina , Donjeta Pajazitaj, Zejnepe Berisha, Dafina Zhubi, Flora Omuri, Sevdije Berisha, Valbona Ndrecaj dhe vajza , Salabile Mavrovqani, Sebahate Morina, Marigona Osmani, Lirie Qerimaj, Sanije Godanci, Hamide Magashi, këto janë vetëm disa nga emrat të grave që u vranë nga burrat në jeten e tyrëe, emrat e atyre që historitë e tyre u bënë publike, por ku ta dim edhe sa nuk janë më në jetë por nuk e dim nuk ua kemi dëgjuar historinë”, tha ai, raporton RTKlive.

Sipas tij për fat të keq secilin vit në secilin shtet ku më pak e ku më shumë gratë e vajzat vazhdojnë të jenë viktima të burrave të frustruar e të dhunshëm të tradhtuara e të lënduara nga më të afërmit e tyre cdo ditë.

“Studimet e bëra thonë se në botë një në tri gra përjeton dhunë fizike ose seksuale nga partneri i saj këto dëmë janë shkatërruese edhe kur epilogu nuk është vdekja”, tha ai.

Kurse Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se duhet të kemi edukim për rolin gjinor në shoqëri. “Në çdo instancë të arsimit tonë duhet të flasim për çështje të rëndësishme që i ndihmojnë barazisë gjinore”, tha ai. Konjufca ka përmendur edhe rastet linçuese nëpër rrjete sociale, kundër grave dhe vajzave.