Kurti: Incidentet në veri janë të organizuara nga Beogradi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se incidentet që po ndodhin në veri të Kosovës janë të organizuara nga Beogradi.

Marketing

Tutje Kurti pati një thirrje për qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë.

“Iu bëj thirrje qytetarëve serbë, as mos i bojkotoni e as mos i braktisni institucionet e Kosovës, sepse ato janë në shërbim të të gjithë qytetarëve, përfshirë edhe serbëve. Mos bini pre e manipulimeve politike dhe lojërave gjeopolitike”, tha Kurti.

Kurti ndër tjera shtoi se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq i ka intensifikuar përpjekjet për destabilizim pasi tha se kështu dëshiron ta kamuflojë refuzimin e tij për planin franko-gjerman.

“Bëhet fjalë vetëm për refuzimin që ata ia kanë bërë propozimit të Parisit dhe të Berlinit”, tha Kurti.

Kurti tutje tha se Kosova do angazhohet për ligj e për paqe e siguri.