Kurti: Izolimi në shtëpi, ka rritur numrin e rasteve të dhunës në familje

Për këtë, me anë të një video-mesazhi ka reaguar edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Marketing

Ai ka thënë se dhuna është e papranueshme dhe e dënueshme, e gjithashtu nuk e ka asnjë arsyetim.

“Si drejtues të institucioneve, jemi të shqetësuar se me situatën e vetizolimit, për shkak të pandemisë së koronavirusit, është rritur dhuna në familje. Dhuna asnjëherë nuk ka arsyetim. Për ne është e papranueshme dhe e dënueshme. Qeveria e ka rritur buxhetin për strehimoret për të mbijetuarat e dhunës. S’është kollaj veç të jetosh do të thotë veç të banosh, i mbyllur, në hapësirë të kufizuar, në stinën e bukur të pranverës. Në këtë kohë, qëndrimi në shtëpi na shpëton nga virusi, por dhuna nuk guxon të izolohet si çështje private brenda shtëpive”, ka thënë ai.