Kurti: Komuniteti shqiptar në Serbi duhet të ketë vëmendjen e njëjtë si ai serb në Kosovë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka reaguar për shkeljen që Serbia po u bënë të drejtave të shqiptarëve në Luginë. Ai ka thënë se komuniteti shqiptar në Serbi duhet të ketë të njëjtën vëmendje sikurse komuniteti serb në Kosovë.

Marketing

Kurti ka shkruar se 6 mijë shqiptarë etnikë janë larguar ilegalisht nga lista e votuesve duke u pamundësuar punësimin, blerjen e pronave si dhe dërgimin e fëmijëve në shkollë.

“Ne nuk mund të diskriminojmë në respekt. Komuniteti shqiptar në Serbi duhet të ketë të njëjtën vëmendje si komuniteti serb në Kosovë. Kjo është vetë premisa e të drejtave të pakicave – se përkatësia etnike nuk mund dhe nuk duhet të përcaktojë vlerën tuaj ose mungesën e saj në një vend. 6000 shqiptarë etnikë (siç raporton Dr. Flora Ferati-Sachsenmaier) janë hequr ilegalisht nga listat e votuesve dhe për këtë arsye nuk mund të votojnë, të punojnë, të blejnë prona apo t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë. As qyteti i Preshevës dhe as Bujanoci në Serbi, popullsia e të cilëve është kryesisht shqiptare etnike (70%), nuk kanë spital. Banorët detyrohen të shkojnë në një qytet të afërt, në Vranja, ku nga 700 punonjës nuk ka asnjë shqiptar”, ka shkruar Kurti./KosovaPress