Kurti: Kosova e kërcënuar nga ata që duan të pasurohen me luftë dhe armë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova vazhdon të jetë i kërcënuar nga ata që duan të pasurohen me luftë dhe armë.

Marketing

Në një intervistë për agjencinë italiane “AGI”, Kurti ka thënë se ata që u pasuruan me luftën e fundit janë kthyer në kriminelë.

“Ka ende probleme në kufirin me Serbinë. Fatkeqësisht ata që u pasuruan me luftën janë kthyer në kriminelë dhe vazhdojnë të pasurohen me bitcoin, drogë dhe armë. Ata e mbulojnë biznesin e tyre me ide nacionaliste, por janë ende kriminelë”, ka thënë Kurti.

Shefi i Qeverisë së Kosovës e ka akuzuar Listën Serbe për lidhje të forta me Serbinë dhe Rusinë.

“Ata flasin për nacionalizëm dhe patriotizëm, por në realitet kanë ide fashiste dhe lidhje me Vuçiçin dhe Putinin”, ka shtuar ai.

Kurti ka deklaruar se po bëjnë çmos që t’i afrohen Bashkimit Evropian.

“Nuk jemi ende zyrtarisht kandidatë për anëtarësim, por po bëjmë çmos që sa më shpejt t’i afrohemi Bashkimit Evropian”, ka vazhduar Kurti.

Marketing