Kurti: Kosova s’mund të sakrifikohet për shpëtimin e Thaçit nga Gjykata Speciale

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se marrëveshjet e diskutuara mes presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, janë marrëveshje të dëmshme për Kosovën.

Marketing

Ka thënë se Kosova s’mund të sakrifikohet që Serbia të integrohet në BE, e as të sakrifikohet që Thaçi t’i shpëtojë Gjykatës Speciale.

“Kosova nuk mund të sakrifikohet për integrimin e Serbisë në BE dhe për shpëtimin e Thaçit nga Gjykata Speciale. Vuçiqi e dëshiron një marrëveshje të favorshme, kështu që ai bindshëm mund të fitojë referendumin për ndryshimet kushtetuese. Një marrëveshje e tillë, mund të jetë shumë e dëmshme për Kosovën”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Për këto çështje mes tyre, Lëvizja Vetëvendosje ka thirrur protestë më 29 shtator në orën 14:00.

Marketing