Kurti me deklaratë befasuese: Po më thoni “Albin Baba” se e keni ndërmend me m’i dhënë fëmijët me ua rrit

Kryeministri Albin Kurti, që po kandidon edhe për një mandat në krye të ekzekutivit, në një tubim zgjedhor ka bërë një deklaratë befasuese.

Marketing

Kurti tha se e ka një mendim pse e thërrasin “Albin Baba” në tubimet elektorale: “Pikërisht pse e keni ndërmend me m’i dhënë fëmijët e juaj që me ua rrit unë”, tha Kurti.

“E kam një farë përshtypje që, pikërisht, për shkak se ne do të kujdesemi gjithnjë e më shumë për fëmijët, pikërisht se pse e keni ndërmend me m’i dhënë fëmijët e juaj që me ua rrit unë jeni duke më thënë ‘Albin Baba’”.

Kurti tha se kjo frazë e sfidon dhe se e pranon sfidën.

“Po unë e pranoj këtë sfidë, këtë sfidë që po ma bëni ju mua, ‘merrni ju Qeveria, kryeministri, rritni fëmijët tanë se e keni ndërmend me punu ma shumë, këtë sfidë unë e pranoj me shumë nder e gëzim. Veç punoi sa më shumë, veç studioni sa më shumë, veç mësoni sa më shumë sepse Qeveria ka me u marrë edhe me pleqtë juaj edhe më fëmijët e juaj”.