Kurti: Ndotja, kërcënim për planetin tokë

Per kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti ndryshimet klimatike janë realitet dhe paraqesin kërcënim jo vetëm për gjeneratat tona por edhe për gjeneratat që vijnë pas nesh, dhe për planetin tokë.Ai me porosi se vendet e rajonit duhet të ndërmarrin masa për të parandaluar ndotjen.

Marketing

“Nuk na ka mbetur zgjidhje tjetër, edhe pse është shumë vështirë ne duhet të veprojmë sot për ta parandaluar ndotjen. Kemi nevojë për model ekonomik të qëndrueshëm që i con vendet tona drejt një progresi ekonomiko-ekologjik dhe avancon mireqenien e të gjithë qytetarëve. Modeli i ri me karakter të qëndrueshëm do ti rrespektojë kufinjtë ekologjik në planetin tonë, pjesa e gjelbërt europiane po bën përpjekje për ta vënë theksin në zhvillimin e qëndrueshëm dhe prosperitetin. Ky lloj kalimi në Europë mund të jetë efektiv vetëm nëse ndërmarrim akcion edhe në rajonin tonë. BE e ka prezentuar agjendën e gjelbër për rajonin që përfshin dhe Marrëveshjen e Gjelbër, e cila parashikon ndryshime rrënjësore në ekonomitë tona dhe mënyrën në të cilën jetojmë.”, tha Albin Kurti, kryeministër i Kosovës.

Marketing